Pak para ekzekutimit/Çfarë u tha në gjyqin disaminutësh të Elena dhe Nikolae Çausheskut

Premte, 28 September 2018 07:39

Ishte ngjarja që me siguri shërbeu si orteku që vuri përpara regjimet komunistë dhe përshpejtoi ndryshimet e regjimeve në Europën juglindore. Shumëkush ia atribuon pikërisht kësaj ngjarjeve, edhe ndryshimin e butë në Shqipëri, mospërdorimin e dhunës nga krerët e regjimit, të cilët druheshin se mos pësonin fundin e Nikolae Causheskut në Rumani

Elena dhe Nikolae Çaushesku u larguan nga Bukureshti me helikopter në 22 dhjetor të vitit 1989, pasi tubimi i thirrur nga regjimi u shndërrua shpejt në një revoltë të hapur kundër diktatorit komunist të Rumanisë. Por piloti u ul shpejt, duke pretenduar se ata rrezikonin të qëlloheshin dhe rrëzoheshin.

Çifti më pas rrëmbeu një makinë, por shpejt u njohën, ndoqën dhe u kapën nga policia lokale në Tërgovishte. Një gjyq i shkurtër u zhvillua në 24 dhjetor ndërsa në fund të tij Elena dhe Nikolae Çaushesku u ekzekutuan. Më poshtë është një përmbledhje e transkriptit të gjyqit të shkurtër.

Nikolae Çaushesku: Unë njoh vetëm Asamblenë e Madhe Kombëtare. Do të flas vetëm para saj.

Prokurori: Në të njëjtën mënyrë që refuzoi të mbajë një dialog me popullin, nuk do të flasë me ne. Ai pohonte gjithmonë se vepronte dhe fliste në emër të popullit, por në fakt vetëm sa e ka tiranizuar popullin gjatë gjithë kohës. Ju ballafaqoheni me akuzat e festimeve tepër kushtueshme në shtëpinë tuaj. Këta dy të pandehur, blinin ushqime dhe rrobat më të shtrenjta jashtë vendit. Ata ishin edhe më keq se mbreti i mëparshëm të Rumanisë. Njerëzit merrnin vetëm 200 gramë bukë në ditë.

Kryeprokurori: Të pandehurit Nikolae dhe Elena Çaushesku kanë kryer veprat e mëposhtme: krime kundër popullit. Ata kanë ndërmarrë akte, që janë të papajtueshme me dinjitetin njerëzor dhe të menduarit social; ata vepruan në mënyrë despotike dhe penale; ata shkatërruan njerëzit, liderët e të cilëve pretendonin se ishin. Për shkak të krimeve kundër popullit, unë kërkoj në emër të viktimave, që këta dy tiranë të dënohet me vdekje.

Prokurori: A i dëgjuat akuzat?

Nikolae Çaushesku: Unë do të përgjigjem vetëm përpara Asamblesë së Madhe Kombëtare. Nuk e njoh këtë gjykatë.

Prokurori: Kjo situatë është e njohur. Gjendja katastrofike e vendit është e njohur në të gjithë botën. Çdo qytetar i ndershëm që ka punuar shumë deri në 22 dhjetor e di se ne nuk kemi ilaçe, se ju të dy keni vrarë fëmijë dhe njerëz të tjerë në këtë mënyrë, se nuk ka asgjë për të ngrënë, nuk ka ngrohje, as energji elektrike.

Prokurori: Kush e dha urdhrin për të shtënat në Bukuresht?

Çaushesku: Unë nuk përgjigjem.

Prokurori: Kush urdhëroi të shtënat ndaj turmës? Flisni!

Në atë moment Elena i thotë Nikolaes: Harrojini ata. E shikon, nuk ka asnjë vlerë për të biseduar me këta njerëz.

Prokurori: Nuk dini asgjë rreth urdhrit për të qëlluar?

Nikolae reagon me habi: Unë s’do t’i përgjigjem çdo pyetje. Nuk pati asnjë të shtënë të vetme në Sheshin e Pallatit. Askush nuk u qëllua.

Prokurori: Deri tani ka patur 34 viktima.

Elena thotë: E sheh, dhe këtë ata e quajnë gjenocid.

Prokurori: Në të gjitha lagjet e kryeqytetit, të shtënat vazhdojnë ende. Njerëzit ishin skllevër. E gjithë inteligjenca e vendit u largua. Askush nuk donte të kishte të bënte me ju.

Nikolae Çaushesku: Unë do të përgjigjem për çdo pyetje, por vetëm para Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe përfaqësuesve të klasës punëtore.

Prokurori: Bota tashmë e di se çfarë ka ndodhur këtu.

Çaushesku: Unë nuk do t’iu përgjigjem puçistëve.

Prokurori: Asambleja e re Kombëtare është zgjedhur.

Çaushesku: Kjo s’është e mundur. Askush nuk mund ta shpërndajë Kuvendin Kombëtar.

Prokurori: Ne tani kemi një tjetër organ udhëheqës. Fronti i Shpëtimit Kombëtar, është tani organi ynë suprem.

Çaushesku: Askush nuk e pranon atë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë duke luftuar në të gjithë vendin. Kjo bandë do të shkatërrohet. Ata organizuan puçin.

Prokurori: Populli po lufton kundër jush, jo kundër organeve të reja.

Çaushesku: Jo, njerëzit po luftojnë për lirinë dhe kundër organeve të reja. Unë nuk e njoh këtë gjykatë.

Prokurori kërkon nga avokatët të pyesin Çausheskun, nëse e di që nuk është më president i vendit, dhe se edhe Elena Çaushesku i ka humbur të gjitha funksionet e saj zyrtare, ndërsa qeveria komuniste është shpërbërë.

Çaushesku: Unë jam presidenti i Rumanisë, dhe komandant suprem i ushtrisë rumune. Askush nuk mund të më privojë nga këto funksione.

Prokurori: Por jo i ushtrisë sonë.

Çaushesku: Po e përsëris:Unë nuk flas me provokatorë, organizatorët e puçit dhe me mercenarët. Unë nuk kam të bëj me ta.

Prokurori: Ju keni folur gjithmonë mbi barazinë. Tani së fundmi pamë vilën tuaj në televizion, pjatat e arta ku ju hanit, ushqimet që kishit importuar nga jashtë, festimet luksoze, foto nga festimet tuaj luksoze.

Elena Çaushesku: E pabesueshme! Ne jetojmë në një apartament normal, ashtu si çdo qytetar tjetër.

Prokurori: Le të flasim për llogaritë bankare në Zvicër, zoti Çaushesku…

Çaushesku: Ne nuk kishim llogari në Zvicër. Kjo tregon edhe një herë se sa të rreme janë akuzat. Çfarë shpifjesh, çfarë provokimesh! Ky është një grusht shteti.

Prokurori: E pra, nëse nuk keni llogari në Zvicër, do të nënshkruani një deklaratë që konfirmon se paratë që mund të jenë në Zvicër, duhet të transferohen në Rumuni tek Banka e Shtetit.

Çaushesku: Jo, jo. Unë s’kam asnjë deklaratë për të bërë, dhe unë nuk do të nënshkruaj asgjë të tillë.

Prokurori i kthehet Elenës: Ju keni qenë gjithmonë më e mençur dhe më e gatshme për të folur, një shkencëtare. Ju keni qenë ndihmësja më e rëndësishme, numri dy në qeveri. A dini gjë mbi gjenocidin në Timishoara?

Elena Çaushesku: Çfarë gjenocidi? Meqë ra fjala, unë nuk do t’i përgjigjen më asnjë pyetje.

Prokurori: A keni dijeni mbi gjenocidin, apo si një kimiste merreni vetëm me polimere?

Këtu Nikolae Çaushesku ngrihet në këmbë dhe e mbron: Artikujt e saj shkencorë janë botuar jashtë vendit!

Prokurori: Dhe kush i shkruante artikujt për ju Elena?

Elena Çaushesku: Ç’janë këto paturpësi! Unë jam anëtare dhe kryetare e Akademisë së Shkencave. Ju s’mund të bisedoni me mua në këtë mënyrë!

Prokurori: Kjo do të thotë, se si zëvendëskryeministre nuk dini gjë në lidhje me gjenocidin?

Nikolae Çaushesku: Ju si oficerë duhet të dini se qeveria nuk mund të japë urdhrra për të qëlluar. Por ata që qëlluan mbi të rinjtë ishin njerëzit e sigurisë, terroristët.

Elena Çaushesku: Terroristët janë nga Securitate.

Prokurori: Dhe kush e drejtonte Securitate-n? Një pyetje tjetër. Ju lutem avokat, e pyesni Nikolae dhe Elena Çausheskun nëse kanë patur ndonjëherë ndonjë sëmundje mendore.

Çaushesku: Ky është një provokim i turpshëm.

Prokurori: Kjo do t’i shërbente mbrojtjes tuaj. Nëse ju keni patur një sëmundje mendore dhe e pranoni këtë, nuk do të jeni përgjegjës për veprimet tuaja.

Çaushesku: Unë nuk e njoh këtë gjykatë.

Prokurori: Ju nuk keni qenë kurrë i aftë të zhvilloni një dialog me popullin. Ju s’keni folur kurrë me njerëzit. Ju mbanit monologje dhe njerëzit detyroheshin t’iu duartrokisnin, si në ritualet e popujve fisnorë. Dhe sot po veproni me të njëjtën mënyrë megalo-maniake.

Gjykata vëren se gjykimi u mbyll dhe më pas vijohet me leximin e aktakuzës. Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...