E ftuar në “Arena” në Ora News, historiania Nevila Nika ka rrëfyer për herë të parë se në Berat janë djegur në komunizëm dokumente autentike nga sulltani. Ajo shtoi se Shqipëri janë keqpërdorur historikisht dokumente.
”Manipulimi është i mundur për çdo gjë jo vetëm për dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Dokumentet në Shqipëri janë keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur. Dimë Myqerem Janinën, osmanolog i jashtëzakonshëm. Libër historie i gjallë. Në shtëpinë e tij në Berat është djegur arkivi i familjes Janina nga shefi i degës së punëve të brendshme. Një personazh i zi për mua derisa ka djegur dokumentet. Fatkeqësisht dogji kopje të marra nga arkivi i ushtrisë perandorake dmth sulltanëve, që babai i tij i kishte kopjuar. Këto kopje u dogjën në Berat në ’46-n”,-tha Nika.