Pedagogia e mirënjohur Jonila Godole dhe njëkohësisht drejtoresha e IDMC-Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, një organizëm thelbësor në çështjet e ballafaqimit me të shkuarën në Shqipëri, njihet për kumtesën e fortë kundër harresës së regjimit komunist dhe në zgjimin e ndërgjegjes publike. Së fundmi, ajo ka publikuar një dokument ku Hoxha, Isai dhe Alia diskujtojnë për ish të burgosurit e liruar pas amnistisë.
“Vetëm përmes dokumenteve arkivore mund të tregohet respresioni në Shqipërinë komuniste. Një dokument i vitit 1982 ku Hoxha, Isai dhe Alia diskutojnë ku t’i degdisin ish të burgosurit e liruar pas amnistisë. Edhe në këtë dokument si në të tjera, del qartë si diktoheshin dhe anashkaloheshin vendimet dhe ligjet...”,- shkruan ajo në statusin e saj.