Skandali i korrupsionit/ Bie qeveria në Spanjë, Rahoi shkarkohet

Premte, 01 June 2018 12:00

Qeveria e Marjano Rahoit në Spanjë u rrëzua nga një mocion mosbesimi në parlament, për shkak të një skandali korrupsioni në Spanjë. Bëhet fjalë për një aferë që vazhdon prej vitesh dhe nga e cila e kanë pësuar disa zyrtarë të partisë në pushtet, të dënuar për ryshfeti për kontratat shtetërore, thuajse dhjetë vjet më parë.

Por implikimi i plotë i niveleve më të larta të qeverisë ka dalë vetëm tani dhe situata është përshkallëzuar. Në një nga vendimet e Gjykatës së Lartë, u tha se Partia Popullore në pushtet e ka shndërruar korrupsionin në sistem në të gjitha institucionet e vendit, madje duke vënë në dyshim edhe dëshminë e kryeministrit Rahoi.

Partia Socialiste do të krijojë një qeveri të re për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve. Bashkimin e kundërshtarëve të tij politikë, Marjano Rahoi e ka konsideruar një koalicion Frankeshtajn që do ta kalojë vendin në duart e monstrave të politikës.

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 12:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...