Merr fund zyrtarisht kriza politike në Itali. Kryeministri i ri Giuseppe Conte po bën betohet si kreu i ri i qeverisë italiane tek Presidenti Sergio Mattarella.
Betimi vjen një ditë pasi u arrit marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja. Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave. Gjithashtu, Matteo Salvini, do të jetë Ministër i Brendshëm ndërsa Luigi Di Maio në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Punës e Politikave Sociale.
Qeveria Conte do të ketë 18 Ministra, 5 prej të cilave janë femra. Ekonomisti, Paolo Savona, i debatuar më herët për postin e Ministrit të Ekonomisë e Financave, do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria, shkruan ora news.
Ministër i Jashtëm është emëruar Enzo Moaveri, me një eksperiencë profesionale të gjatë pranë institucioneve europiane e ish-Ministër i Politikave europiane në qeverinë Letta e Monti.