Mediat boshnjake shkruajnë se zona e Ballkanit është goditur nga një fenomen i rrallë i njohur si "shi i përgjakshëm".
Një shi i tillë ka goditur zonën Mokro pranë Pala, në Bosnje dhe Hercegovina.
Ky lloj shiu zakonisht lë shenja ngjyre kafe ose të verdhë në sipërfaqe ose objekte të ekspozuara.
Kjo ndodh kur grimcat e rërës nga shkretëtira e Saharasë bien në shtresa të shumëfishta të atmosferës.