11 nga 17 postet e kabinetit të Kryeministrit Socialist të Spanjës Pedro Sánchez u janë besuar grave. Ky raport është më i larti në të gjithë Europën.
Ndryshe nga kabineti qeveritar i mëparshëm i Mariano Rajoy, ku dominonin burrat, tashmë nën drejtimin e kryeministrit të ri drejtimin e vendit e kanë marrë në dorë gratë.
Konkretisht atyre u janë besuar disa nga ministritë më të rëndësishme në Spanjë, përfshi ato të mbrojtjes, ekonomisë, financave dhe arsimit.
Në një deklaratë televizive, ai tha se qeveria e tij e re ishte e përbërë nga njerëz që “ndanë të njëjtin vizion të një shoqërie progresive që ishte modernizuar dhe pro-evropiane”.
Ai foli për Evropën si “atdheun e ri të spanjollëve” dhe tha se e pa kabinetin e tij si një reflektim besnik i një ndryshimi në Spanjë, që kishte filluar më 8 mars përmes një lëvizje feministe. Rreth pesë milionë gra në mbarë vendin organizuan një “grevë feministe” atë ditë, kundër pabarazisë në pagë dhe dhunës gjinore.