Modelja 37-vjeçare Kim Kardashian, kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku diskutoi me dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht këshilltar i tij, e më pas edhe me vetë Trumpin, për të kërkuar faljen e një 63-vjeçareje të dënuar me “burg përjetë”, pasi ishte arrestuar në 1993-shin për trafik droge.
Me sa duket presidenti amerikan e ka dëgjuar këshillën e Kim Kardashian, duke e amnistuar 63-vjeçaren Alice Marie Johnson.
Në këto pamje tregohet momenti kur e sapo liruara vrapon e përlotur drejt krahëve të familjarëve të saj në Alabama, vetëm pak orë pas vendimit të Trump.
E gjitha e veshur me të bardha, ajo shfaqet tepër e emocinouar teksa përqafohet me të pranishmit që i kishin sjellë një buqetë të madhe me lule.