Rreth 45 persona kanë gjetur vdekjen dhe qindra të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Indonezi, për shkak se kanë konsumuar alkool të prodhuar ilegalisht.
Sipas raportimeve viktimat janë regjistruar të gjithë ditët e fundit, duke detyruar qeverinë vendase të shpallë gjendjen e emergjencës.
Në media raportohet se ata kanë konsumuar të gjithë një lloj pije alkoolike të prodhuar ilegalisht, e cila është vërtetuar se përmban një sasi shumë të madhe të lëndës helmuese të metanolit.
Policia ka treguar se të paktën 100 persona kanë pirë alkoolin vdekjeprurës, ndërsa janë vendosur në ndjekje të të dyshuarve.