Në komunikatë për shtyp, agjencia europiane e trafikut ajror, paralajmëroi kompanitë ajrore të kenë kujdes në lindje të Mesdheut, për shkak të lëshimit të mundshëm të raketave drejt Sirisë gjatë 72 orëve të ardhshme.
“EuroControl” nënvizoi se, gjatë kësaj kohe mund të ketë probleme në funksionimin e pajisjeve të orientimit dhe komunikimit për shkak se mund të përdoren lloje të ndryshme raketash dhe se Perëndimi po diskuton aksione të mundshme ushtarake për të ndëshkuar Sirinë, për sulmin e dyshuar me armë kimike në qytetin rebel të Doumas.
Prej kohësh, rregullatorët kombëtarë të aviacionit në vende si SHBA, Franca apo Gjermania kanë paralajmëruar linjat ajrore që të mos hyjnë në hapësirën ajrore siriane dhe shumë prej tyre e shmangin atë.
Por, në paralajmërimin e tij, “EuroControl” përfshiu një zonë shumë më të madhe sesa ajo që kontroll Damasku zyrtar.
Që prej rrëzimit të avionin malajzian “MH17” nga një raketë mbi Ukrainë në vitin 2014, rregullatorët dhe kompanitë ajrore tregohen shumë më të ndërgjegjshme për rrezikun që shfaqin zonat e konfliktit për avionët e pasagjerëve.