Festa e fitores së skuadrës së futbollit të kryeqytetit të Italisë, mbrëmjen e djeshme ka qenë shumë e zjarrtë. Triumfi ndaj Barcelonës i ka gëzuar pa masë tifozat dhe pjestarët e klubit të Romës. Madje gëzimi ka arritur deri aty sa presidenti i klubit është futur në shatërvan duke festuar.
Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer kryetares së Bashkisë së Romës, e cila e ka gjobitur presidentin e klubit të futbollit të Romës, James Pallota me 500 euro.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Pallotës, i cili është shprehur se është gati të paguajë madje 115- fishin e shumës me të cilën e ka gjobitur kryetarja e Bashkisë.