Françesku hap më 2 mars arkivat e Papa Piut XII: Jo frikë nga historia

E mërkurë, 19 February 2020 11:00

Të enjten, më 20 shkurt, në orën 11.30, pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë (Via della Conciliazione, 54), do të mbahet një takim me gazetarët, për të paraqitur hapjen e arkivave të Selisë Apostolike lidhur me papninë e Piut XII (1939-1958). Arkivat do të hapen më 2 mars.

Do të jenë në dispozicion të shtypit kardinali José Tolentino Calaça de Mendonça, arkivist e Biblilotekar i Kishës së Shenjtë Romake; imzot Sergio Pagano, prefekt i Arkivit Apostolik Vatikanas; Luca Carboni dhe Giovanni Coco nga Arkivi Apostolik vatikanas (Italian), dhe shumë arkivistë, studiues, ipeshkvij, meshtarë e laikë, të arkivave vatikanase  e edhe specialistë arkivash të ndryshme, njoftoi Vatikani.

Njoftimi i parë

 

Më 04. 03. 2018, gjatë takimit, në Sallën Klementine, me drejtuesit dhe personelin e  Arkivit Sekret të Vatikanit, Papa Françesku pati njoftuar se së shpejti do të hapeshin arkivat e Piu XII, me vlerë të madhe edhe për historinë e Kishës në Shqipëri, gjatë periudhës tejet kritike të Luftës II Botërore.

 

Lajmin e dha vetë Françesku gjatë takimit, në Sallën Klementine, me drejtuesit dhe personelin e Arkivit Sekret të Vatikanit. Figura e Piut XII – pati vërejtur Ati i Shenjtë - është studiuar shumë, e shpesh, edhe kritikuar, me paragjykime e teprime. Pa harruar se mbajti të ndezur, në periudhat e errësirës më mizore, “flakën e nismave humanitare, të diplomacisë së fshehur por gjithnjë aktive, të shpresës në hapjen e mundshme të zemrave”.

Arkivat do të hapen më 2 mars 2020

Pati saktësuar edhe datën e hapjes së Arkivave, Françesku: më 2 mars 2020, pikërisht 81 vjet pas zgjedhjes së Eugenio Pacelli-t në fronin e Shën Pjetrit, në vitin tragjik 1939.

Një dokumentim tejet i pasur

Papa i pati falënderuar të pranishmit për punën e inventarizimit dhe të përgatitjes së dokumenteve shumë të pasura, veprimtari që nisi që në vitin 2006, sipas dëshirës së Benediktit XVI:

“Impenjimi i vazhdueshëm juaji dhe i kolegëve tuaj, më krijon sot, në kujtim të kësaj ngjarjeje domethënëse, mundësinë të njoftoj vendimin tim lidhur me hapjen për konsultim nga ana e punonjësve shkencorë, të dokumentacionit arkivistik, që ka të bëjë me Papën Piu XII, deri në vdekjen e tij, në Castel Gandolfo, më 9 tetor 1958”- u tha.

Ndonjë paragjykim ose teprim

“Shërbëtori i Zotit Piu XII – pati vijuar Françesku  duke kujtuar  80-vjetorin e zgjedhjes së Papës Piu - mori në dorë timonin e barkës së Pjetrit në çastin më të vështirë, më të errët e më të trishtë të shekullit XX, që u trondit thellë nga konflikti i fundit botëror dhe periudha pasuese  e riorganizimit të Kombeve dhe të rendit të pas-luftës”. Kjo figurë është studiuar  në shumë aspekte e, nganjëherë, edhe diskutuar e kritikuar (do të thosha edhe me ndonjë paragjykim e ose teprim). Sot është rivlerësuar e është nxjerrë në dritën e duhur, kryesisht për cilësitë e tij poliedrike baritore, por edhe  për ato liturgjike, asketike e diplomatike”.

Një dritë e drejtë

Papa shpjegoi se vendimin për dokumentet, pjesërisht “të konsultueshme”  që në papninë e Shën Palit VI e të Shën Gjon Palit II, e mori, pasi dëgjoi mendimin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, me shpirt të qetë e plot  besim:

“Kërkimi shkencor serioz e objektiv do të dijë të vlerësojë, në dritën e duhur, me kritikë të përshtatshme, çastet e ekzaltimit të këtij Pape e, pa dyshim, edhe çastet e vështirësive të mëdha, të vendimeve të mundimshme, të urtisë njerëzore, që ndokush mund ta quajë heshtje, ndërsa ishte përpjekje shumë e vështirë për ta mbajtur ndezur, në periudhën e errësirës më të thellë e të mizorive më të mëdha, flakën  e nismave humanitare, të veprimtarisë së fshehtë diplomatike, të shpresës në mundësitë e hapjes së zemrave”.

Ta duam më shumë historinë

Papa shpreh sigurinë  se “kjo pasuri dokumentare” do të lexohet me sy të mirëfilltë shkencor: “Kisha nuk ka frikë nga historia, përkundrazi, e do e do të dëshironte ta donte më shumë e më mirë, ashtu si e do Zoti”.

Angazhimi personal

Papa pati  uruar, e uron, “të vijojë puna në ndihmë të studiuseve – ndihmë shkencore e materiale - e edhe në botimin e burimeve paceliane, që do të kenë më shumë rëndësi,  ashtu siç kanë bërë  prej vitesh”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...