Një ditë para takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se ky takim është i rëndësishëm për Serbinë si partneritet me Gjermanin.
Vuçiq ka thënë se nuk di se si do të jetë takimi me Merkelin, por thotë se bisedimet me të nuk do të jenë aspak të lehta.
“…Unë nuk e di çfarë të them, këto bisedime nuk do të jenë të lehta”, ka thënë ai në lidhje me takimin me Merkelin.
Sipas presidentit serb, Gjermania është forcë e madhe, ndërsa Serbia është e vogël andaj nuk di si do të ja bëjë sidomos kur të flitet për Kosovën.
“Ata janë forcë e madhe, ne jemi të vegjël, a do të arrijmë…nuk e di”, ka thënë Vuçiq.
Thirrja e Angela Merkelit tregon se kemi arritur të flasim në mënyrë të civilizuar për gjuhën e konflikteve, pushtët e shqiptarëve të mëdhenj si Thaçi dhe lidershipi i tij, shtoi Vuçiq.
Ai ka folur edhe në lidhje me formimin e AKS-së (Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe), ku ka thënë se ne nuk do ta përshtatim në bazë të asaj që thonë shqiptarët, por sipas mënyrës së nënshkruar në Bruksel, shkruajn mediat serbe.
“Nuk do t’i përshtatem të “vërtetës” as të Hashim Thaçit, as të Sasa Jankoviq, por as të Vuk Jeremiqit, absolutisht nuk do i dëgjojë ata… do të bëjmë vetëm atë që është nënshkruar me të vërtetë”, ka thënë ai.