Pas Katalonjës, edhe një tjetër rajon brenda Spanjës kërkon pavarësi

Hënë, 11 June 2018 09:31

Mijëra njerëz nga zona Baske e Spanjës kanë bashkuar duart duke formuar një zinxhir rreth 202 kilometra të gjatë, duke kërkuar të drejtën e votës për pavarësi.

Protesta e zinxhirit njerëzor u organizua nga grupi Basque Gure Esku Dago (Është Dora jonë) duke marshuar nga Donostia (i njohur edhe si San Sebastian) në parlamentin bask në Gasteiz (Vitoria).

Kushtetua e Spanjës e krijuar në 1978, pas përfundimit të regjimit të diktatorit Francisco Franco, thotë se vendi është i pandashëm dhe përpjekja e vitit të kaluar nga Katalonja për të mbajtur një referendum të shkëputjes u ndesh me një goditje të ashpër ligjore.

Ish-kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, i cili është kritikuar për mënyrën si trajtoi krizën katalanase u rrëzua nga kreu socialist Pedor Sanchez në një votëbesim parlamentar që u mbajt në 1 qershor.

Sanchez, i cili tani kryeson qeverinë pas votimit, ka bërë thirrje për bisedime të përsëritura me udhëheqjen katalanase.

Qeveria spanjolle, e mbështetur nga gjykata kushtetuese, pohon se çdo fletëvotim për pavarësinë rajonale është e paligjshme.

Votimi i 1 tetorit mbi ndarjen e Katalonjës nga Spanja dhe shpallja e njëanshme e pavarësisë nga qeveria rajonale bëri që Madridi të marrë kontrollin e rajonit dhe të arrestonte nëpunësit civilë të përfshirë në votim.k_1528699300-6761148.jpgkk_1528699288-336042.jpgkkk_1528699291-1089510.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...