Italia mbyll portet, anija me 629 emigrantët e bllokuar në Mesdhe

Hënë, 11 June 2018 09:38

Një anije shpëtimi në të cilën gjenden 629 imigrantë është bllokuar në Mesdhe, pasi ministri i Brendshëm Italian, Matteto Salvini, ka refuzuar lejen e zbarkimit.
Salvini, lideri i krahut të djathtë, Liga, ka thënë se Malta duhet të pranojë anijen Aquarius, mirëpo deklaratat e tij janë kundërshtuar. Malta ka thënë se shoqata bamirëse, SOS Méditerranée, ka marrë imigrantët në ujërat e Libisë, që do të thotë se të njëjtit janë përgjegjësi e juridiksionit të Italisë.
Italia është territori kryesor, përmes së cilit imigrantët kalojnë nga Afrika Veriore në Evropë.
Partia Liga u ka premtuar votuesve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme se do të ketë qasje të ashpër ndaj imigrimit.
SOS Méditerranée, e cila drejton anijen Aquarius, ka thënë se ka mbledhur imigrantët në gjashtë operacione shpëtimi në bregun e Libisë.
“Synimi ynë është t’i zbarkojmë në një port të sigurt 629 personat në bord, disa prej të cilëve janë në kushte të vështira, është cituar t’i ketë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, zëdhënësja e shoqatës bamirëse, Mathilde Auvillain.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 13:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...