Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un surprizoi mbrëmjen e sotme me një xhiro në Singapor, vetëm disa orë para takimit historik me presidentin amerikan Donald Trump.
Ajo që i habiti të gjithë ishte se badigardët e tij që e gjëmojnë me vrap mungonin, shkruan CNN.
Disa orë më vonë, kamerat filmuan Kim dhe ekipin e tij teksa hynte në njtë tjetër hotel luksoz Marina Bay Sand, në katin e 55 të hotelit.
Ministri i jashtëm i Singaporit, Vivian Balkarishnan hodhi në rrjetet sociale një selfie me Kim.
“Jalan-jalan”, shkroi ai që do të thotë “duke bërë një xhiro”.