Propozimi italian për refugjatët shkakton debat në Samitin e BE

Hënë, 25 June 2018 12:20

Samiti urgjent i BE-së mbi emigracion pati pak rezultate konkrete. U cilësua si takimi i lartë që do të shpëtonte Angela Merkelin, por ai thjesht nxori edhe një herë në pah vështirësitë me të cilat përballen liderët europiane në këtë temë delikate.

Me kërkesë të kancelares gjermane, të sulmuar nga partneri i vet i koalicionit që kërkon largimin e emigranteve që në kufi, 16 udhëheqësit u mblodhën në Bruksel pa vulosur sidoqoftë ndonjë zgjidhje të qartë.

Merkeli druhet se propozimet e CSU-së mund të shkaktojnë një efekt domino duke rrezikuar vetë sistemin e Shengenit. Italia mendon ndryshe. Giuseppe Conte çoi në kryeqytetin belg një propozim 10 pikësh të quajtur: Strategjia me disa nivele për emigracionin.

Aty theksohet se italianet kërkojnë qendra pritjeje në Afrikën veriore ku të vlerësohen kërkesat për azil të refugjateve. Të tjerë këmbëngulin qe këto qendra të jenë në Europë. Me ketë ide luhet prej ditësh.

Çështja ka marre një karakter ndoshta edhe më të ngutshëm që kur ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini refuzoi t’i hapte portet një anijeje shpëtimi të mbushur me emigrantë. Idenë e qeverisë populiste të Italisë që këto qendra të ngrihen në Afrikën veriore e thekson edhe Salvini vetë.

Emigrantet, është argumenti i tij, duhen verifikuar përpara se t’i hyjnë udhëtimit nëpër Mesdhe e të përfundojnë në varkat e trafikantëve.

Blloku sakaq këmbëngul të mos krijoje një Guantanamo Bay të ri me planet për vendosjen e këtyre qendrave në rajonet veriore të Afrikës, duke iu referuar kështu indinjatës që shkaktuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbarë botën me vendimin për ngritjen e kampit kontrovers në një bazë detare të Kubës pas 11 shtatorit 2001, ku te dyshuarit për terrorizëm mbaheshin në kushte të ashpra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...