Më në fund Greqia ka zhbllokuar Maqedoninë dhe proceset e saj integruese.
Sot në mëngjes autoritetet greke i kanë dërguar letër Këshillit Evropian dhe NATO-s për t’i njoftuar rreth marrëveshjes me Maqedoninë për zgjidhjen e emrit të arritur para një jave në Prespë. Në letrën e dërguar nga Greqia drejtë KE-së dhe NATO-s theksohet se ajo nuk do të kundërshtojë rrugën për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, që është edhe përmbushje e pjesës së saj të obligimeve nga marrëveshja për zgjidhje të kontestit për emrin.
Në këshillin e BE-së për punë të përgjithshme në Luksemburg do të shqyrtohet fillimi i negociatave për anëtarësimin për Maqedoninë dhe Shqipërinë në BE. Këtë e paralajmëroi edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ku të premten në një konferencë në ishullin Rodos, para gazetarëve paralajmëroi se letra do të dërgohej mëngjesin e sotëm drejtë selisë së BE-së dhe në NATO-s.