Mbretëresha e Britanisë së Madhe është detyruar të anulojë vizitën e saj në Katedralen e Shën Palit në Londër, për arsye shëndetësore.
Zëdhënësi i Pallatit të Buckinghamit tha se : "Mbretëresha nuk ndihet mirë dhe ka vendosur të mos marrë pjesë mëngjesin e sotëm në eventin e Katedrales së Shën Palit që shënon 200 vjetorin e Urdhrit të Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit".
Në këtë event të rëndësishëm, Mretëresha e Anglisë, 92-vjeçare tashmë do të përfaqësohet nga Duka i Kentit. /55news.al/