Princi William është duke zhvilluar një tur historik në Lindjen e Mesme. Së fundmi ai është takuar me liderin palestinez Abu Mazen. Gjatë bashkëbisedimit, Mazen është shprehur se palestinezët duan të jetojnë në paqe dhe siguri me Izraelin, sipas kufijve të vitit 1967.
“Duam të arrijmë paqen përmes negociatave dhe pozicioni i hershëm i palestinezëve nuk ka ndryshuar”, ka thënë Mazen.
Më tej, kreu i Autoritetit Palestinez ka shprehur dëshirën, që duka i Kembrixhit të kthehet sërish në Bregun Perëndimor, pasi të ketë fituar pavarësinë.
“Besojmë se ky takim do të përforcojnë miqësinë mes dy popujve, pasi kemi gjithmonë nevojë për mbështetjen britanike për kauzën tonë të drejtë”, ka vijuar Mazen.
Pas takimit me liderin palestinez, princi William ka vizituar njw kamp refugjatwsh nw Ramallah, si dhe ka zhvilluar njw takim me me figura të kulturës palestineze.
"Mesazhi im është që nuk jeni harruar ... Unë shpresoj se duke qenë këtu dhe duke kuptuar sfidat që ju fytyra, lidhjet e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë midis popullit palestinez dhe britanik do të forcohen më shumë ".