Një burrë me origjinë serbe u ndalua nga policia këtë të martë, pasi u sinjalizua nga punonjësit e sigurisë për vjedhjen e një çante në një dyqan në Milano.
Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë burri duket krejt i qetë ndërsa merr çantën dhe e fsheh poshtë këmishës. Çanta e vjedhur nuk kushton pak por plot 4 mië euro, pasi edhe dyqani që ishte vënë në shënjestër nga serbi njihet si një ndër më të kushtueshmit e asaj zone në Milano. /55news.al/