Ministri i Brendshёm Horst Seehofer, kryetar i partisё kristiansociale (CSU) deklaron drёheqjen nga tё dyja postet politike. Kёtё ai e deklaroi nё mbledhjen e kryesisё sё partisё nё Mynih. Kёtij vendim vjen pas grindjeve lidhur me politikёn ndaj refugjatёve nё vend. Seehofer kishte dalё kundёr linjёs sё kancelares Merkel me kёrkesёn pёr dёbimin e refugjatёve nё kufi.
Kryetari i partisё kristiansociale (CSU) dhe njёkohёsisht ministёr i Brendshёm, Horst Seehofer, sipas tё dhёnave nga qarqet e partisё, ka shprehur mendimin, se vendimet e BE-sё lidhur me politikёn ndaj refugjatёve nuk mund tё zёvendёsojnё me tё njёjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve. Kёtё Seehofer e ka thёnё nё njё mbledhje tё pёrbashkёt tё kryesisё sё CSU-sё dhe grupit parlamentar tё landit nё Mynih, bёhet e ditur nga qarqet e vet pjesёmarrёsve ne kёtё mbledhje.
Seehofer e hodhi poshtё edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas tё cilit refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani, mёsohet nga tё dhёnat e pjesёmarrёsve nё mbledhjen e CS-sё nё Mynih. Me kёtё kreu i CSU-sё i ёshtё kundёrvёnё direkt kancelares. Nё grindjen pёr azilin Seehofer nё mёnyrё tё pёrsёritur ka kёrkuar dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Merkel e hedh poshtё kёtё si njё veprim i mёvetsishёm kombёtar dhe kёrkon zgjidhje europiane nё marrёveshje me vendet fqinje. Pёr Seehoferin vendimet nё samitin e BE-sё nё Bruksel janё njё alternativё e pamjaftueshme.
Merkel e kishte kёrcёnuar Seehoferin me kompetencat e saj pёr dhёnie direktivash, nё rast se do tё vepronte duke kthyer refugjatёt nё kufi duke përdorur kompetencat si ministёr i Brendshёm dhe duke anashkaluar qendrimin e kancelares.