Merkel arrin marrëveshjen, ministri Seehofer tërhiqet nga dorëheqja

Hënë, 02 July 2018 22:45

Kthesë 360 gradë në politike gjermane. Kancelaria Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer bien dakord për një kompromis lidhur me çështjen e emigracionit, raporton “Deutsche Welle”. Zhvillim ky që mban Horst Seehofer në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Horst Seehofer ka kërcënuar të japë dorëheqjen si ministër dhe si kreu i CSU-së mbrëmjen e së dielës, pasi akuzoi kancelaren Angela Merkel për dështimin e kërkesave të partisë së tij mbi kontrollin e kufirit gjatë samitit të fundit të BE-së.

Login to post comments