Prestigjiozja “DailyMail” ka bërë publike një video në të cilën shihen edukatoret duke dhunuar fëmijët para orarit të gjumit. Ngjarja ka ndodhur në një kopësht në Kinën qendrore. Pas denoncimit nga prindërit policia ka venë në pranga dy edukatore të kopshtit.
Prindërit thanë se fëmijët e tyre kishin ardhur në shtëpi me shenja dhune në trupat e tyre dhe konkretisht sikur ishin shpuar me gjilpërë.
Gjithashtu u siguruan pamjet filmike të kamerave të kontrollit ku një nga edukatoret i shponte fëmijët me një kapëse letrash në një përpjekje për t’i vënë ata në gjumë edhe pse fëmijët nuk donin të flinin.
Video tregon mësuesen që godet fëmijën në kofshë, shpinë dhe në krah me kapësen e letrave.