Shkon në gjashtë numri i akuzave për ngacmim seksual ndja aktorit amerikan Kevin Spacey. Nga muaji shkurt e deri në prill të këtij viti, policia ka marrë tre akuza të tjera ndaj aktorit amerikan, për ngacmim seksual ndaj meshkujve në Londër dhe Gloucester.
“Scotland Yard” nuk ka konfirmuar ende emrat e personave që kanë ngritur akuzat, por ajo që dihet është se ngacmimi i parë është raportuar në “Ëestminster” në vitin 1996; i dyti në Lambeth në vitin 2008; ndërsa i treti në Gloucester, 5 vite më parë.
Aktori 58-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, është akuzuar për ngacmime të tilla seksuale nga më shumë se 30 meshkuj. Akuza e parë ndaj tij erdhi nga aktorit Anthony Rapp, në nëntor të vitit 2017, i cili sqaroi se aktori e ka ngacmuar në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa Spacey 26.
Ky i fundit tha se nuk mbante mend të ketë ndodhur një ngjarje e tillë, por më vonë kërkoi ndjesë publike. Spacey ka fituar dy çmime “Oscar”, për performancën e tij në filmin “American Beaty” në vitin 2000 dhe në filmin “Usual Suspects” në vitin 1996.