Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i ka dërguar një letër prefektëve dhe presidentëve të komisioneve për njohjen e të drejtës ndërkombëtare, ku u ka bërë thirrje që të ndalohen dhëniet e azileve për emigrantët që s’e meritojnë. Ai ka kërkuar shtrëngimin e procedurave për dhënien e lejeve të qëndrimit për arsye humanitare.
Azili për arsye humanitare është një nga rastet e përfitimit më të madh (vetëm këtë vit rreth 28% e rasteve) për të cilin Ministri i Brendshëm ka ftuar komisionet për “ashpërsinë këqyrjes së rasteve”.
Tgcom shkruan se aktualisht janë rreth 136 mijë kërkesa për azil. Ministri thekson se këto kërkesa janë duke u diskutuar aktualisht. “Një numër i konsiderueshëm dhe me një trend në rritje duke marrë parasysh se mbi 130 mijë aplikime u dorëzuan vitin e kaluar. 119 mijë emigrantë u ndalën në brigjet tona. Ndaj këto numra kërkojnë “riorganizim të kujdesshëm”, përsërit Matteo Salvini. Kujtojmë se pak ditë më parë Salvini i shpalli luftë të hapur grupeve mafioze, ndërsa nuk mund të mungonte edhe vëmendja ndaj problemit të emigrantëve klandestinëve që futen në Itali.