28 vjeçarja Lucy Letby, është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur jo pak, por 17 foshnje të sapolindura.
Ajo është kapur në flagrancë, teksa tentonte të mbyste edhe gjashtë të tjera.
Infermierja e re ka rënë në pranga të martën pasi është e lidhur me vrasjen e 17 foshnjave në spitalin Countess of Chester gjatë viteve 2015-2016.
Të mërkurën, Spitali i Grave të Liverpool ka njoftuar se është duke punuar me policinë për të zbardhur këtë rast.
Letby ka punuar në këtë spital që nga diplomimi i saj në vitin 2011. Nëse infermierja dënohet për vrasjen e tetë foshnjave, ajo do të bëhej vrasësja më e madhe e foshnjave në Britani.