Viktor Orban - shembull për konservatorët

Premte, 06 July 2018 09:32

Nga Daniel Heinrich

Kryeministri hungarez po qëndron për një vizitë shtetërore në Berlin. Për disa konservatorë ai është shembull për shkak të politikës së ashpër ndaj refugjatëve.

Viktor Orbanit i pëlqejnë fjalët e qarta dhe nuk do refugjatë në Evropë. Deklarata e tij patetike mbi politikën evropiane ndaj refugjatëve nga vjeshta e vitit 2015 përmban fjali të tilla si: "Çdo politikan evropian", sipas kryeministrit hungarez, "që u jep shpresa për një jetë më të mirë emigrantëve dhe i inkurajon ata të lënë gjithçka dhe duke rrezikuar jetën e tyre të vijnë në Evropë është i papërgjegjshëm. Nëse Evropa nuk do të kthehet në rrugën e arsyes do t'i nështrohet luftës së fatit ".
Orbani, tani 55 vjeç, e tha këtë fjali në kulmin e "krizës së refugjatëve" në shtator 2015. Në të njëjtën kohë, ai qe kryeministri i parë i një vendi evropian që dha urdhër për ngritjen e gardheve me tela me gjemba në kufi. Qëllimi i tij: refugjatët të mos afrohen në Hungari. Së paku që nga ajo kohë, Orbani njihet nga shumë njerëz në Evropë si agjitator në politikën e azilit.
Cytje e vazhdueshme ndaj të refugjatëve
Për shumë bashkatdhetarë të tij këto fjalë nuk ishin befasi. Orbani, bashkëthemelues dhe kryetar i partisë Fidesz, "Bashkimi Qytetar Hungarez", ka qeverisur Hungarinë që nga viti 2010 si kryeministër. Nuk është hera e parë që ka pasur këtë post. Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ai ishte kryeministër i vendit, dhe sidomos vitet e fundit ndoqi një kurs kufizues ndaj migrantëve. Politikani konservator i djathtë shfryn vazhdimisht dhe rregullisht kundër migrantëve. Orbani, i cili në fillim të karrierës së tij politike konsiderohej si liberal, tani paralajmëron kundër "rreziqeve" që do t'i sjellin refugjatët Evropës. Migrimi është sipas tij "kali trojan i terrorizmit", ai nuk do që përbërja etike e Hungarisë të ndryshojë dhe shprehet kundër "përzierjes së popujve".
Prandaj duket e logjikshme që kryeministri hungarez refuzon t'i pranojë propozimet e Brukselit për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve në BE. Hungaria sipas politikës së BE-së duhet të strehojë 1.300 refugjatë, por deri tani nuk lejuar asnjë, megjithë protestat masive, paditë dhe madje procedurat për shkelje ligjore nga Brukseli.
Shembull për konservatorët në Gjermani
Orbani dhe partia e tij janë vazhdimisht të suksesshme me këtë politikë në vendin e tyre. Vetëm tre muaj më parë, më 8 prill, në Hungari u mbajtën zgjedhje parlamentare. Ato përfunduan me një fitore të qartë për Fideszin. Në aleancën partiake me KDNP, Partia Popullore Demokratike e Krishterë, ajo arriti thuajse dy të tretat e shumicës në parlamentin hungarez.
Politika dhe tezat e tij gjejnë përkrahje edhe tek politikanët konservatorë gjermanë. Orban ka qenë vitet e fundit mysafir i rregullt i takimit të brendshëm të CSU-së në Wildbad Kreuth, udhëheqësi i partisë CSU dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer e quajti atë madje në tetor 2016 "i dashur Viktor". Komplimentet nuk mbetën pa përgjigje. Viktor Orbani e përshkroi marrëdhënien e tij me CSU si një "vëllazëri unike armësh".
Politika e migracionit po luan një rol të madh edhe gjatë vizitës shtetërore të Orbanit në Gjermani. Vetë Orbani i konsideron shumë vendime të kancelares Angela Merkel si një problem të madh. Ai e bëri këtë të qartë në një konferencë shtypi në Bruksel në vitin 2017: "Problemi i refugjatëve nuk është problem evropian, problemi është problem gjerman".
Edhe nëse kjo nuk ka të bëjë me realitetin, për Viktor Orban duket se vlen vetëm një gjë: fjalë të qarta dhe jo refugjatë në Evropë.

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...