Një tjetër lajm ku emigranti që kërkon azil kthehet në hero vjen nga shteti fqinj Italia.
Një azilkërkues nga Nigeria pengoi një grabitje në një supermarket në Torino të Italisë, duke ndërhyrë për të mbrojtur punonjësen e kasës. I riu është Ewansiha Osahon E., 27 vjeç, i cili ka leje qëndrimi të dhënë për qëllime humanitare nga kuestura e Cosenzës. Tentativa e grabitjes ndodhi në supermarketin ‘Prestofresco’, shkruan noa.al, pamjet e së cilës mund ti shihni më poshtë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar pamjet nga ngjarja ku shiheq qartë se si ka vepruar i riu duke u shndërruar në hero. Grabitësi tentoi të qëllojë me thikë të riun nigerian, por u zhduk para se të vinte policia.
Por historia e 27- vjeçarit nuk mbaron këtu pasi pronari i marketit duke vlerësuar ndërhyrjen e Osahon, vendosi ta punësonte atë si magazinier.