Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në rrethana misterioze brenda shtëpisë së tyre në Burari në veri të Delhit në 1 Korrik.
Vdekja e tyre ka shokuar mbarë opinion publik dhe hetuesit janë tmerruar nga ajo që kanë parë kur kanë shkuar në vendngjarje. Hetuesit në fillim kanë marrë në konsideratë si vrasjen e qëllimshme që mund t’ju jetë bërë 11 pjesëtarëve të familjes, por nuk përjashtuan edhe pistën e vetëvrasjeve të cilat mund të jenë kryer në të njëjtën kohë nga të gjitha anëtarët e familjes. Pasi gjeti në banesë 11 shënime të tyre, policia hoqi menjëherë dorë nga hetime për një vrasje të qëllimshme dhe u përqendrua më shumë tek pista e vevtrasjeve.
Kush janë 11 pjesëtarët që janë gjetur të vdekur
Familja Bhatia u shpërngul në Delhi më shumë se dy dekada më parë. Ata jetonin në Burari dhe ishin 77-vjeçari Narayan Devi, bijtë e tij Bhavnesh Bhatia 50 vjeç dhe Lalit Bhatia 45 vjeç, bashkëshortet e tyre Savita 48 vjeç dhe Tina 42 vjeç, vajza Pratibha 57 vjeç dhe pesë nipër , Priyanka 33 vjeç, Neetu 25 vjeç, Monu 23 vjeç dhe Dhruv dhe Shivam të dyja 15 vjeçe.
Çfarë ndodhi ?
Kur dyqani ushqimor i Bhavneshit nuk u hap në orën e zakonshme, fqinjët e tyre u shqetësuan dhe shkuan në banesën e tyre, por u shokuan kur panë 11 anëtarët e familjes të vdekur. Dhjetë prej tyre ishin të varur në litar vareshin në korridor.
Narayan u gjet i vdekur në një dhomë ngjitur. Shumica kishin sytë, gjymtyrët dhe gojën të lidhur.
Hetimet
Policia është duke hetuar më shumë për pistën e vetëvrasjes, pasi familja nuk kishte asnjë armik që mund tu bënte keq. Në vendngjarje janë gjetur dhe 11 tuba të gjatë, dhe kjo ka krijuar më shumë mister, tek hetuesit. Familja nuk kishte asnjë plan për të bërë punime hidraulike në shtëpi dhe këtë e ka konfirmuar nipi i tyre, i cili ka rrëfyer në polici.
Policia tha të enjten tha se shënimet e gjetura në fletushkat, përshkruanin sesi familja do të kryente një varje ceremoniale që të kryej nga të gjitha anëtarët. Sipas atyre (familjarëve që u vetëvranë) ceremonia e vetëvrasjes do t’i pastronte ata dhe tubat i kishin lënë në mënyrë që shpirtrat të largoheshin nëpërmjet tubave. Trupat e viktimave do ti nënshtrohen autopsisë.
Gjithashtu policia ka gjetur të gjithë telefonat e tyre të lënë silent nëpër sirtarë. Edhe pse ka ende mister lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme, të afërmit janë tmerruar nga humbja e të afërmve tyre.