Në ditët e sotme ka mënyra nga më të ndryshmet për të bërë para. Mjafton të keni një ide apo të kuptoni se në çfarë jeni të zotë dhe problem zgjidhet.
Por disa “profesione” apo zgjedhje për të bërë para janë më të çuditshme se disa të tjera. Më poshtë ne kemi zgjedhur disa prej tyre.
Vajtues me pagesë
Ky profesion është mjaft popullor në Afrikë. Vajtuesit profesionistë angazhohen për të qarë në funeralet e njerëzve kur vdesin duke i dhënë përshtypje njerëzve se i vdekuri ishte tepër i rëndësishëm dhe me ndikim.
Shitja e flokëve
Popullariteti i shtimit të flokëve është rritur ndjeshëm. Dhe floku i njeriut është ai për të cilin paguhet më shumë. Shumë gra i kanë shitur flokët e tyre kundrejt parave por ka dhe nga ato që e kanë kthyer këtë në biznes duke u bërë ndërmjetësuese mes fabrikës dhe femrave që dëshirojnë ta bëjnë këtës gjë kundrejt parave.
Provuesit e shtretërve pasi ato prodhohen
Të gjitha produktet që ne përdorim duhet të kalojnë në një proces testimi rigoroz përpara se të jenë në dispozicion për klientët. Kjo vlen edhe për shtretërit, gjë e cila do të thotë se disa persona paguhen thjesht për të fjetur gjumë e për të cilësuar komoditetin e një shtrati.
Plotësimi i anketave online
Mund t’ju duket e çuditshme por në fakt është plotësisht e vërtetë. Ka disa faqe anketimi të cilat ju paguajnë vetëm që ju të plotësoni anketën e të jepni përgjigje të sakta.
Duke punuar si “Mystery Shopper”
“Mystery Shopper” ose ndryshe Blerësi misterioz është një punë që duket vërtet komode e në fakt ka një pagë të kënaqshme. Gjithçka që ju duhet të bëni është të shkoni në biznese të caktuara të hiqeni si një klient i thjeshtë e më pas të vlerësoni performancën e punonjësve dhe dyqanit.