Ka shkuar në 100 numri i personave që kanë hunbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Japoninë perëndimore. Ndërkohë më shumë se 50 të tjerë deklarohen të zhdukur.
Lajmin e bën të ditur qeveria japoneze.
Që nga e enjtja, pjesë të Japonisë perëndimore kanë regjistruar tre herë më shumë reshje shiu nga ajo e zakonshme për një muaj të tërë. Dy milionë njerëz ndërkohë po braktisin shtëpitë e tyre pasi lumenjtë po dalin nga shtretërit.
Skuadrat e shpëtimit kanë rinisur operacionet e tyre për gjetjen e të mbijetuarve apo trupave të pajetë të bllokuar nën baltë. Një zyrtar në prefekturën Okajama tha se niveli i ujërave po bie gradualisht dhe se ekipet e emergjencave mund të jenë në gjendje të arrijnë në zonat më të prekura më këmbë.
Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në prefekturën e Hiroshimës.
Në qytetin Motojama, në ishullin Shikoku ndërkohë 583 mm shi ra mes mëngjesit të së premtes dhe atij të së shtunës. Paralajmërime për më shumë reshje janë në fuqi me më shumë se 250 mm të parashikuara të bien në disa zona brenda të hënës.