Një ngjarje makabre ka tronditur Sri Lankën. Këngëtarja e njohur Priyani Jayasinghe ka humbur jetën pasi është masakruar nga bashkëshorti i saj.
Trupi i pajetë i këngëtares u gjet nga familjarët e saj të cilët konstatuan plagë të rënda të shkaktuara nga një mjet prerës. Aktin makabër dyshohet ta ketë kryer bashkëshorti i saj i cili është shapllur në kërkim nga policia vendase. Kjo e fundit gjeti gërshërën në skenën e krimit me të cilën mendohet se burri ka kryer krimin.
Jaysinghe ishte ndër këngëtaret me më shumë popullaritet në Sri Lanka. Ajo ishte nënë e dy djemve.