Masmbajtja e shamisë në kokë është bërë shkak për arrestimin e një 19-vjeçareje në Iran. Vajza kishte postuar në profilin e saj “Instagram” disa video duke kërcyer e pa mbuluar.
Televizioni shtetëror, transmetoi Në një rrëfim për televizionin shttëror, 19-vjeçarja Maedeh Hojabri, ka pranuar se kishte thyer normat morale.
Por ajo insiston se nuk kishte aspak një qëllim të tillë. E reja u lirua me kusht, por nuk i lejohet që të japë intervista.
Nuk dihet ende nëse rrëfimi i Maedeh është bërë kundër vullnetit të saj.
E reja e cila numëron mbi 53 mijë ndjekës në Instagram, kishte postuar rreth 300 video, në shumë prej të cilave shihej duke kërcyer.
Në disa prej tyre shihej pa shaminë në kokë, e cila është e detyrueshme në Iran.
Policia ka deklaruar se do e mbyllë profilin e vajzës, ndërkohë që ministria e Drejtësisë po shqyrton mundësinë e mbylljes së Instagram në shtetin e Iranit.