Djaloshi i pestë është shpëtuar duke u nxjerrë nga një shpellë në Tajlandë. Mediet raportuan se ai u nxor në një barelë të hënën dhe i dërgua në spital.
Punonjësi e shpëtimit në Tajlandë, rifilluan operacionin e tyre të hënën për të nxjerrë djemtë e tjerë dhe trajnerin e tyre nga shpella.
Ministri i Brendshëm, Anupong Paojina, tha se zhytësit e njëjtë që morën pjesë në operacionin e shpëtimit të dielën, po vazhdojnë punën të hënën, meqë ata janë të familjarizuar me gjendjen në shpellë.
Të dielën, zhytësit shpëtuan katër djem duke lënë prapa tetë të tjerë dhe trajnerin e tyre të futbollit. Grupi kishte ngecur për shkak të vërshimeve në një shpellë në male më tepër se dy javë më parë.
Katër djemtë e shpëtuar u dërguan me ambulanca dhe helikopterë në spitalin Chiang Raim ku gjendja e tyre u përshkrua si "jo dhe aq e keqe".
Familjarëve nuk u është thënë se cilët nga djemtë janë shpëtuar.
Autoritetet besojnë se duhen edhe katër ditë për t'i nxjerrë të gjithë. Por koha po kalon.
Shpëtimtarët u zgjuan nën një qiell me re të hënën pas disa orë shirash monsune gjatë natës. Departamenti meteorologjik tajlandez tha se ka gjasë prej 60 për qind për shi të hënën dhe një mot me rrufe gjatë gjithë javës.
Autoritetet thanë se shirat e natës nuk e kanë ndryshuar nivelin e ujit ne shpellën ku kanë ngecur djemtë dhe trajneri i tyre.
Trembëdhjetë zhytës nga gjithë bora dhe pesë nga marina tajlandeze janë përfshirë në operacionin e shpëtimit. Ata vlerësohen ndër zhytësit më të mirë në botë, por operacioni është shumë sfidues madje edhe për ekspertë të tillë.
Një vullnetar, ish pjesëtari i marinës tajlandeze, Saman Gunan, humbi jetën të premten gjatë operacionit.
Ndërkohë, niveli i oksigjenit në shpellë ka rënë, duke e vështirësuar gjendjen e djemve, që kanë pakur shumë pak ushqime dhe ujë, që nga data 23 qershor, kur ata ngecën në shpellën 10 kilometra të thellë.
Trajneri 25-vjeçar që shoqëron djemtë i ka falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre dhe u ka kërkuar falje prindërve për këtë ngjarje.
Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter të dielën se qeveria amerikane po bashkëpunon ngushtë me zyrtarët tajlandezë, për shpëtimin e djemve. /DW/