Vendet evropiane nisin tërheqjen nga tregu të produkteve të ngrira nga supermarketet, pasi duket se janë të infektuara më bakterin Listeria.
Kjo është një masë paraprake pasi epidemia e këtij bakteri qarkullon në Evropë që prej vitit 2015 dhe deri tani ka shkaktuar vdekjen e 9 personave, ndërsa janë prekur 47 persona.
Specialistët thonë se ky bakter në fakt mund të shkatërrohet nëse i nënshtrohet temperaturave të larta në zierje e gatim. Bëhet fjalë për produkte si supa të ngrira, konfeksione zarzavatesh gjysmë të përgatitura, kryesisht ato që kanë në përbërje misër.
Edhe kompanitë prodhuese ushqimore kanë bërë të ditur se do tërheqin nga tregu prodhimet e tyre. Ndërkohë specialistët e shëndetit shprehen në rast të prekjes nga ky bakter, nuk ka simptoma të dukshme, përveç një gjendjeje të lehtë gripale apo shqetësime gastrointestinale.
Bëhet i rrezikshëm nëse preken nga ky bakter persona me imunitet të ulët, mosha e tretë dhe gratë shtatzëna.
Në rast të infeksionit në gjendje të rëndë tek gratë shtatzëna mund të shkaktojë deri në abort dhe rrezikun e prekjes nga meningjiti.
Aktualisht tërheqja nga tregu i këtyre produkteve, veçanërisht në rrjetet e supermaketeve low-cost kanë nisur në Britani, Gjermani, Austri e Itali.