Pas humbjes, Brazili ka marrë ngushëllime edhe nga Papa Françesku për eliminimin në Botëror. Ndërsa ishte duke mbajtur meshën e së dielës, ai ka parë disa besimtarë me flamuj të Brazilit. Papa u ka shprehur ngushëllimet duke u dhënë kurajo dhe se do të ketë sërish mundësi të tjera.
Kujtojmë që Papa njihet si tifoz i kombëtares argjentinase dhe skuadrës së San Lorencos. “Shoh që paska këtu disa tifozë të Brazilit. I përshëndes nga këtu dhe iu them që të mos mërziten”, është shprehur Papa Fançesku.