Pas plot 17 ditësh të mbyllur në një shpellë në Tajlandë më në fund 12 fëmijët dhe trajneri i tyre u nxorën shëndosh e mirë.
I quajtur si një ndër operacionet më të vështira, ky ishte dhe ndër më të suksesshmit. Pas shpëtimit dhe të fëmijës së fundit në mënyrë të menjëhershme ka reaguar Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Përmes një reagimi në “Twitter”, teksa ka përgëzuar forcat që ndërhynë në shpëtimin e të rinjve, ndër të tjera shkruan, “ Në emër të SHBA-ve përgëzime Thai Navy SEALs dhe gjithë atyre që kontribuan në shpëtimin me sukses të 12 djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella në Tajlandë. Një moment kaq i bukur, të gjithë të lirë. Punë e paqme”.