Turqi, Erdogan emëron dhëndrin e tij Ministër

Tuesday, 10 July 2018 16:46

Presidenti turk Erdogan ka emëruar dhëndrin e tij Berat Albayrak në postin e Ministrit të Thesarit dhe Financave, një prej ministrive më të rëndësishme.

Sot, një ditë pas betimit si president, Erdogan bëri publik kabinetin e tij, i cili është i pari i sistemit presidencial, i bazuar në ndryshimet kushtetuese të votuara në prill 2017. De facto, me ndryshimet e reja kushtetuese, i gjithë pushteti është përqendruar në duart e Erdoganit dhe parlamenti nuk ka asnjë mjet kontrolli mbi të.

Emërimi i dhëndrit në një post kaq të rëndësishëm ka shkaktuar probleme dhe në tregjet turke për shkak të nepotizmit, që mund të shqetësojë investitorët e huaj.

Berat Albayrak është bashkëshorti i vajzës së madhe të Erdogan. Kryeministri Rama ka qenë dëshmitar personal në dasmën e vajzës së Presidentit Erdogan me Albayrak, më 14 maj, 2016, së bashku me udhëheqësit e tjerë të shteteve myslimane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...