×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gjermania nuk merr pjesë në sulmin ndaj Sirisë, por mbështet operacionin

Saturday, 14 Prill 2018 10:43

Gjermani ka mbështetur sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës që ndërmorën mbrëmjen e djeshme ndaj Sirisë, pas përdorimit të armëve kimike që kjo e fundit, përdori kundër popullit të vet.

Përmes një reagimi për mediat, edhe pse nuk ka pranuar që të marrë pjesë në këto sulme, kancelarja Agela Merkel është shprehur se sulmi ka qenë i nevojshëm.

Merkel thotë se Rusia ka penguar një hetim të pavarur të asaj që ndodhi me armët kimike, përmes bllokadës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike. Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”, shprehet Merkel në deklaratën e saj.

Ajo shton se 100 vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të gjithë renditen kundër atyre që shkelin Konventën për Armët Kimike dhe “Gjermania do të mbështesë me vendosmëri të gjithë veprimtarinë diplomatike në këtë drejtim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...