Angela Merkel apel qytetarëve: Pandemia e koronavirusit në fillim, të mos ndihemi të sigurt për asnjë sekondë

Hënë, 20 Prill 2020 17:46

Anglela Merkel u bën apel gjermanëve që të mos ndiehen të sigurt për asnjë sekondë nën pandeminë e koronavirusit.

Kancelarja gjermane bën të qartë që po ndjek vazhdimisht nevojat por dhe dëshirat e qytetarëve. Gjermania është akoma në fillimin e pandemisë tha ajo.

“Të mos harrojme faktin se jemi vetëm në fillim të pandemisë së koronavirusit. Paralajmërimi im është që të jini të përqendruar. Le të mos ndihemi të sigurt as për një sekondë”- tha kancelarja Angela Merkel për mediat gjermane.

Kujtjomë që deri tani në Gjermani ka të infektuar me koronavirus, 146 200 nga të cilët 4669 kanë vdekur dhe 91 500 janë shëruar.

Login to post comments