Presidenti Trump, i shqetësuar për varësinë e Europës ndaj Rusisë

E mërkurë, 11 July 2018 12:42

Presidenti amerikan, Donald Trump, sulmoi publikisht dhe me forcë Gjermaninë në fillim të takimit vjetor të NATO-s në Bruksel, për shkak të mbështetjes së saj ndaj marrëveshjes me Rusinë për gazsjellësin e Detit Baltik, duke e akuzuar Gjermaninë se është "peng" i Rusisë.

Gjatë një takimi të "nxehtë" në mëngjesin e së mërkurës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Trump tha se Gjermania i paguan miliarda dollarë Rusisë dhe "ne duhet ta mbrojmë nga Rusia".

Presidenti Trump tha gjithashtu se është "shumë e pavend" që Shtetet e Bashkuara po paguajnë shumë më tepër për të mbrojtur Evropën sesa anëtarët e tjerë të NATO-s, duke përsëritur ankesën e vazhdueshme të ngritur gjatë ditëve të fundit qoftë në fjalime apo në rrjetin social twitter.

Ai kërkoi që vendet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë para për aleancën mbrojtëse që ishte shtylla e bashkëpunimit ushtarak perëndimor pas Luftës së Dytë Botërore.

Sekretari Stoltenberg nënvizoi ndërkaq se vendet anëtare ishin në gjendje të punojnë së bashku me gjithë dallimet.

Shkëmbimi dramatik sikur përcaktoi tonin e asaj që pritej të ishte një ditë e tensionuar e takimeve me udhëheqësit e aleancës ushtarake.

Presidenti Trump pritet të vazhdojë të përplaset me aleatët e NATO-s lidhur me shpenzimet e tyre gjatë takimit të lartë që po mbahet në një periudhë të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet presidentit amerikan dhe aleatëve më të ngushtë tradicional të Shteteve të Bashkuara. /Voa/

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 13:21

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...