Ambientalistët i kanë shkruar ministrave duke u kërkuar atyre të reformojnë sistemin e planifikimit në mënyrë që të gjitha minierat e ardhshme të qymyrit të refuzohen automatikisht. Ambientalistët i kanë kërkuar me ngulm qeverisë që të ndërpresin hapjen e minierave të reja të qymyrit në Britaninë e Madhe, duke reformuar sistemin e planifikimit për të bllokuar zhvillimin e tyre. Paraardhësi i Brokenshire, Sajid Javid, refuzoi ndërtimin e një miniere të re të qymyrit në Northumberland këtë vit, duke u bazuar në shqetësimet që ai kishte për ndryshimin e klimës.
Grupet e gjelbra, të cilat përfshijnë CPRE dhe Trustet e Wildlife e mirëpritën atë vendim, por thanë: “Ne besojmë se qeveria tani duhet të bëjë më shumë edhe të shkojë më larg”.
Kompania që donte të ndërtonte minierën e qymyrit në Northumberland, “Banka Group” ka nisur një sfidë ligjore kundër vendimit të Javid.
Një kompani tjetër, “West Cumbria Mining” dëshiron të ndërtojë minierën e parë të qymyrit në Mbretërinë e Bashkuar pas shumë dekadash, por vendimi planifikimit është vonuar në mënyrë të përsëritur. Firma shpreson për një vendim para fundit të vitit.
Grupet e mjedisit thanë se donin që të dyja minierat e reja të qymyrit të thellë dhe të hapur ndaleshin, duke argumentuar se minierat e hapura ishin një “industri e vogël” që punësonte “pak njerëz”.
Minierat e qymyrit në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë lejuar të hapen për dekada. Ministrat u zotuan për t’i dhënë fund fuqisë së qymyrit deri në vitin 2025.
‘‘Ne ju nxisim që ta përfundoni punën” shkruhej në letër. Kjo mund të bëhet duke forcuar tekstin mbi minierat e hapura në NPPF [Kornizën e Politikave Kombëtare të Planifikimit] për të thënë se minierat e hapura dhe të thella nuk duhet të lejohen”