Franca është vendi i parë që do të ndërtojë “fshatin Alzheimer”, një eksperiment që synon përmirësimin e jetës së njerëzve me këtë sëmundje. Alzheimer është një çrregullim progresiv që dëmton dhe shkatërron qelizat e trurit, duke çuar në humbjen e kujtesës.
Kompleksi i pavarur që do të ndërtohet në Dax të Francës parashikohet të ketë një supermarket, qendër shëndetësore, sallon bukurie si dhe bibliotekë. Të 120 banorët që do të jetojnë në këtë fshat do të kenë lirinë për të lëvizur në mënyrë të sigurt brenda tij, i cili do të dizajnohet në mënyrë të tillë për t’i ndihmuar ata të orientohen.
Ata do të jetojnë në shtëpi të vogla, të përbashkëta, të organizuara në katër lagje, së bashku me 100 kujdestarë dhe 12 vullnetarë të cilët do të organizojnë aktivitete. Ideja e kësaj nisme është që të krijojë një ndjenjë normaliteti dhe të mbajë vazhdimësinë e lidhjeve midis jetës së pacientëve me Alzheimer dhe strukturave të kujdesit.
Në fshatin francez me emrin Landais Alzheimer, do të jetojnë gjithashtu edhe një ekip studiuesish për të kryer një studim që e krahason me azilin të moshuarve. Hapja e tij mund të bëhet në fund të vitit 2019, dhe projekti i financuar kryesisht nga qeveria nga pritet të kushtojë 28.8 milionë euro.