SHBA, ngrihen akuza ndaj 12 agjentëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit

Premte, 13 July 2018 21:30

Një Juri e Madhe federale ngriti të premten akuza ndaj 12 oficerëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit, për depërtim në 2016-n në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për presidente të SHBA-së Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike. Lajmi u njoftua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Aktakuza, hartuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në kuadër të hetimit në vazhdim të zyrës së tij, për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të fituara nga Presidenti Donald Trump, bëhet publike tre ditë përpara takimit të këtij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki në 16 korrik.

"Aktakuza është ngritur ndaj 12 oficerëve ushtarakë rusë të cilët përmenden me emër, për komplotim me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-s”, njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Zoti Rosenstein tha se në aktakuzë nuk ka pretendime për përfshirje të qytetarëve amerikanë në krimet e pretenduara. Ai tha se ka informuar për këtë çështje presidentin Trump, më herët gjatë kësaj jave.

Në një njoftim për shtyp të Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhej se oficerët e Agjencisë Ushtarake ruse të Zbulimit (GRU) "janë përfshirë në kapacitetet e tyre zyrtare, në një përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në rrjetet kompjuterike të fushatës së Komitetit Kombëtar Demokrat dhe fushatën presidenciale të Hillary Clinton-it, duke e publikuar informacion në internet, nën emrat DCLeaks dhe Gufficer 2.0. ".

Zoti Mueller ka ngritur aktakuza kundër disa ish-ndihmësve të fushatës së zotit Trump, përfshirë ish-kryetarin e fushatës Paul Manafort-i dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn.

Në shkurt, zoti Mueller akuzoi 13 shtetas rusë dhe tre kompani rusë

për përgatitjen e një komploti për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Në aktakuzë thuhej se rusët, përdorën llogari të rreme në internet për të shpërndarë mesazhe përçarëse si dhe kanë udhëtuar nëpër SHBA për të mbledhur informacione dhe organizuar tubime politike ndërsa paraqiteshin si amerikanë. Por kjo aktakuzë nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me përpjekjet për ndërhyrje të qeverisë ruse.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë dalë në përfundimin se Rusia ka përdorur propagandën dhe hakmarrjen për të ndërhyrë në zgjedhje, në një përpjekje për të dëmtuar zonjën Clinton dhe ndihmuar zotin Trump të fitojë. Disa orë përpara publikimit të aktakuzës, zoti Trump e cilësoi hetimin e zotit Mueller si një "gjueti shtrigash të manipuluar" që po dëmton marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...