Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel ku kanë marrë pjesë zyrtarë të BE-së, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini, dhe ministrave të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, për të vlerësuar ecurinë evropiane të Maqedonisë.
“Jemi krenarë për marrëveshjen me Greqinë dhe për ecurinë e reformave deri këtu. Shteti juaj ka përmbushur një ndër qëllimet kryesore”, tha Mogherini, duke përmendur edhe marrëveshjen me Bullgarinë më herët për fqinjësi të mirë.
“Ishte takim i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Desha të ju uroj për hapjen e bisedimeve me NATO-n gjatë ditës së djeshme. Për fat të keq, diskutimet me ne do të zgjasin por ju ecni në rrugë të mirë dhe të sigurtë. Stabiliteti i Maqedonisë do të thotë stabilitet për rajonin. Nuk ka dyshime për ecurinë tuaj në hapat e ardhshëm”, tha Johannes Hahn.
Lidhur me këto vlerësime, ministri për Punë të jashtme në Maqedoni, Nikolla Dimitrov, tha:
“Faleminderit për njohjen e suksesit tonë dhe për fjalët e mira. Ne premtuam se do ta kthejmë Maqedoninë në rrugë të drejtë. Nuk mund të mos e përmend ftesën e NATO-s, një arritje madhore për të gjithë, juve dhe neve si shtet. Neve na hapet rruga për euro-integrimet”.
Dimitrov përmendi përforcimin e ligjeve, demokracisë, përmirësimin e punës së mediave dhe përmirësimet tjera në shtet.