Zemërimi i publikut për zjarret në Greqi është rritur ndjeshëm

Diel, 29 July 2018 14:19

Zemërimi ndaj qeverisë greke në lidhje me mënyrën se si i menaxhoi zjarret që i morën jetën shumë njerëzve në periferinë e Athinës, është përshkallëzuar.

Ndërsa numri i viktimave zyrtarisht është ndalur në 88, të paktën për momentin, edhe zjarrfikësit i janë bashkuar zemërimit publik me akuza për operacionet e shpëtimit. Autoritetet jo vetëm kanë qenë të keq-përgatitur për t’u përballur me zjarret, por edhe kanë dështuar në kërkimin e ndjesës për tragjedinë, thotë Dimitris Stathopulos, që kryeson Federatën e zjarrfikësve.

“Qeveria mund të thotë se nuk ka pasur gabime të mëdha operacionale, por nuk pranon se ka pasur me mijëra gabime të vogla, që të mbledhura bashkë kanë bërë një gabim të madh dhe kjo ka çuar në një numër kaq të paprecedent viktimash. Brigada e zjarrfikësve rekomandoi evakuimin e zonës, por nuk u dëgjua – tha ai.

Për më tepër, shërbimet meteorologjike nuk kishin arritur të parashikonin erërat e forta deri në 124 km në orë. Kjo bëri që avionët e zjarrfikësve të qëndronin në tokë pasi nuk mund të përfshiheshin në aksion. Nëse shërbime meteorologjik do të kish rritur nivelin e rrezikut dhe do të kish lëshuar një paralajmërim, avionët do të kishin shkuar në një aeroport tjetër – insiston ai.

Qeveria e majtë është dëmtuar jo pak nga katastrofa. Në atë që u bë një nga katastrofat më të rënda natyrore që mbahen mend, shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në tokë dhe det për të zhdukurit. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...