Në Indonezi ra sot një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, në rajonet Lombok, Bali dhe Sumbawa, duke shkaktuar rreth 14 të vrarë dhe 162 të plagosur. Mijëra shtëpi janë dëmtuar. Tërmeti kishte një thellësi goditëse 7 kilometra nën tokë, duke tronditur zonën turistike të Indonezisë në orët e para të mëngjesit. Njerëzit të tmerruar dolën nëpër rrugë dhe fusha të hapura, për t’u shmangur nga rrëzimi i ndërtesave.
Një operacion i veçantë filloi për gjetjen dhe evakuimin e 826 alpinistëve në Malin Rinjani, të ishullit Lombok. Në mesin e tyre janë qindra turistë të huaj. Zyrtarët thanë se në rajon ka pasur 124 pasgoditje, por nuk ka njoftime për cunami.
Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, ngaqë vendi ndodhet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrtë të Paqësorit”, një numër vullkanesh në formën e një harku rreth Gjirit të Paqësorit.