Atraksioni në Vietnam, të ecësh në “duart e Zotit”

E mërkurë, 01 August 2018 14:02

Në mes të kodrinave të mbuluara nga pyje, në Vietnamin qendror, dy duar gjigante betoni ngrihen nga toka për të mbajtur një urë të artë, të mbushur me vizitorë të mahnitur që bëjnë “selfie”, në atë që është edhe atraksioni më i fundit turistik i vendit.

E projektuar që t’i bëjë vizitorët të ndihen sikur po shëtisin mbi një rrugicë që qëndron mbi “duart e Zotave”, ura e artë ka tërhequr turma vizitorësh që kur u hap në Ba Na Hills, afër Danangut, në qershor. Imazhet e urës janë bërë virale në mediet sociale, madje duke surprizuar edhe vet arkitektin, që nuk e kishte imagjinuar se ideja do të tërhiqte kaq shumë vëmendje.

Në lartësinë 150 metra, ura gjarpëron përmbi pyje, në malet që së pari u zhvilluan nga kolonizatorët francezë, si një stacion malor në vitin 1919.

Sot, zona është një atraksion i madh për turistët, ka teleferikë, një replikë të një fshati mesjetar francez, përfshirë kështjella e katedrale, kopshte të kuruara mirë dhe një muze skulpturash dylli, ku nuk mungon Lady Gaga dhe Michael Jordan.

Vietnami në fakt është i famshëm për atraksione të ngjashme. Një instalacion në formën e një reje kristali, me 58 mijë gurë “Swarovski”, është ngritur në kodrinat e mbjella me oriz në Vjetnamin verior, ndërsa hoteli surreal “Crazy House”, në Da Lat, tërheq prej kohësh mijëra vizitorë kuriozë. Vendi komunist tenton prej kohësh të rrisë numrin e vizitorëve dhe të pozicionohet si një destinacion që nuk duhet humbur në Azinë Juglindore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...