Ngjarja shokuese e 15-vjeçares ka tronditur mediat në të gjitha botën. E mitura ka përjetuar një tragjedi të vërtetë pasi vëllai i saj 18-vjeçar e ka përdhunuar atë për 8 herë radhazi.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi. Mediat e huaja na informojnë se kur e mitura ka refuzuar, i vëllai e ka rrahur dhe më pas ka ushtruar dhunë seksuale.
Për pasojë 15-vjeçarja ka mbetur shtatzëne dhe e vënë në udhëkryq vajza e ka abortuar fëmijën në muajin e 8 të shtatzënisë.
Pas kësaj e mitura është vënë menjëherë në pranga pasi në Indonezi nuk lejohet aborti. Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg.
Të prekur nga kjo histori shumë aktivistë janë ngritur në mbrojtje të vajzës por gjykata nuk e ka ndryshuar vendimin. Gjithashtu nëna e 15-vjeçares është akuzuar se ka ndihmuar të miturën.
Sakaq vëllai abuzues është dënuar me dy vite burg për abuzim seksual.